Edhe tre futbollist të Partizanit me “COVID 19”

Edhe tre futbollistë të skuadrës kampione në Shqipëri Partizanit janë dalë pozitivë në testimet për “COVID-19” duke çuar në pesë numrin e të infektuarve.
Skuadra e Partizanit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është testuar e gjithë skuadra dhe tre futbollistë kanë rezultuar pozitiv: Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote.

“FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik) tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën” thuhet në kumtesën e KF Partizan.