Edhe tre ditë deri në përfundimin e regjistrimit

Në përfundim me ditën e djeshme janë regjistruar 1.540.301 amvisëri dhe sot deri në orën 12:00 janë regjistruar gjithsej 1.395.000 qytetarë, mbi 435.000 amvisëri dhe 670.988 banesa.
Sot është dita e 23-të e Regjistrimit 2021 dhe deri në fund të mbesin edhe tre ditë aktivitete të regjistrimit.
Mundësia për vetëregjistrim të personave jashtë vendit, ndërkaq, deri tani e kanë shfrytëzuar – 197 033 qytetarë të diasporës.

Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre që i hapi Entit Shtetëror i Statistikës. Lokacionet për regjistrim janë në dispozicion në linkun e ESHT: https://popis2021.stat.gov.mk/Upatstva/SpisokNaKPRzaPopisuvanje.pdf
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve ta përmbushin detyrën e tyre qytetare dhe ligjore dhe të regjistrohen. Apel dërgoi edhe kryeministri Zoran Zaevi, i cili dje së bashku me familjen u regjistrua në shtëpinë e tij në Strumicë.

“Pas 20 viteve, më në fund shteti ynë do të marrë të dhëna relevante dhe aktuale të cilat cilat më tutje do të jenë bazë për krijim e politikave relevante të cilat në tërësi përputhen me nevojat e qytetarëve. Që ky operacion të jetë plotësisht i suksesshëm mbetet edhe më tej apeli t’i prisni regjistruesit dhe përmes në procedure të thjeshtë dhe për një kohë shumë të shkurtër çdo qytetar ta japë kontributin e tij dhe me këtë të kemi regjistrim të suksesshëm si garanci për një të ardhme të sigurt dhe të parashikueshme për të gjithë ne”, apelon Zaevi.
Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili zyrtarisht filloi më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.