Edhe Suedia në shtetrrethim, autoritetet pranojnë se teoritë mbi imunitetin e masës ishin të gabuara

Mesa duket eksperimenti suedez mbi kontrollin e pandemisë, me anë të “teorisë së Imunitetit të masës” nuk ka pasur sukses.

Vendi nordik nuk pati valë të parë COVID kur kishte i gjithë kontinenti europian, por është mbërthyer tani nga vala e dytë. Kështu Suedia është detyruar të verë në zbatim masat ekstreme që deri tani i kishte shmangur.

Javën e kaluar u shënua rekordi prej mbi 4700 infektimesh ditore teksa në periudhën mars-maj kur e gjithë Europa ishte mbyllur në karantinë, infektimet ditore kanë qenë 3 herë më të ulëta.

Kjo e bëri të panevojshme në atë kohë vendosjen e karantinës kombëtare në këtë vend, çka e bëri Suedinë shembull suksesi në gjithë globin për kapërcimin e pandemisë pa pasoja të rënda në ekonomi.

Në daljen e tij më të fundit Stefan Lëven shpalli për të parën herë gjendjen e shtetrrethimit prej 20 nëntorit deri në fund të shkurtit.