Edhe sot seancë gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë


Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa në seancën e kaluar u prezantuan SMS porositë nga telefoni celular i deputetit Krsto Mukoski, i cili është në mesin e të akuzuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga mesazhet që u lexuan nga Prokuroria, shihej se anëtarët e OBRM-PDUKM-së përfshirë edhe disa deputetë, janë koordinuar përmes një grupi social që e kanë pasur në rrjetin “Viber”.

Ata gjatë natës së 27 prillit të vitit të kaluar, kanë komentuar dhunën mbi deputetët, ndërsa edhe kanë shkruar për planet që kanë pasur.

Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”, ndërsa dy të tjerë për vepërn “nxitje”.