Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në dalje për media bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 364 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Ky numër është një rekord i ri pasi që dje numri i të infektuarve ishte 317. “Dje kemi pasur numrin më të madh, disa ditë është rreth 200, dje 317, sot 364”, tha Filipce. Numri i rasteve të reja vazhdon të rritet në Maqedoni.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 2 140 teste të kryera 364 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19, ndërsa janë shënuar edhe 3 vi*ktima. Nga Instituti për Shëndet Publik kanë regjistruar edhe 106 persona të shëruar.