Edhe Ruskoskën e kanë kërc*ënuar: “Do të vr*asim nëse i gjykon Zoran dhe Vice Zaevin”

Edhe shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Villma Ruskoska, përpara një muaji ka marrë dy letra me kërcënime për jetën e saj nëse nuk do t’i gjykojë ish kryeministrin Zoran Zaev dhe vellain e tij Vice.
Ruskoska, për dallim prej prokurorit publik, Lubomir Joveski, i cili përpara kumtesës te të gjitha mediat kumtoi se një “organizatë terroriste” e ka kërcënuar se do ta vret nëse nuk e tërheqë akuzon për dy gazetarë nga televizioni “Alfa”, informatën se edhe ajo ka marrë kërcënimi e ka ndarë me DW në gjuhën maqedonase.

“Letrat kanë arritur rreth 23-24 dhjetor të vitit të kaluar. Ishin kërcënime në kuptimin se njerëz të pafajshëm dhe të ndershëm janë në burg, a “kriminelët Zoran dhe Vice Zaev” janë në liri. Nëse menjëherë nuk i gjykoj do të vritem. Të dy letrat ishin në atë kuptim”, ka deklaruar Ruskovska.

Rastin e ka paraqitur menjëherë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pas së cilës ka marrë sigurim shtesë, në pajtueshmëri me ligjin. Ajo ende pret informata nga policia nëse është zbuluar se kush ka qëndruar prapa këtyre kërcënimeve.