Edhe PPD-ja i fitoi zgjedhjet dhe iku në opozitë, por s’qante si ti o Ali Ahmeti!

Ali Ahmeti shqiptarët më nuk kanë gjak për t’imbrojtur milionat që i krijuar duke qenë në pushtet për 22 vite. Jo, Ali jo, shumë gabim e ke… Por, një fjalë e urtë popullore thotë: Kur njeriun e mund pasuria dhe harami, ai e humb udhën!

Edhe logjika e deklaruar nga Ahmeti, e ka po të njëjtin kuptim! Nuk ke argument, o Ali Ahmeti, pavarësisht që sehirxhinjtë që i ke përreth, ta kanë mbushur mendjen se duhet të “luftoni për ta shpërtuar pasurinë qindra milionëshe”, që e krijuat duke plaçkitur pasurinë e qytetarëve. Nuk shkohet me kokë drejtë murit…

PRAKTIKAT E DERITANISHME DHE ARGUMENTI:

Gjatë vitit 1998, PPD-ja (Partia për Proesperitet Demokratik) i fitoi zgjedhjet në bllokun politik shqiptarë, duke siguruar 14 mandate deputetësh, bile-bile pa votat e romëve, turqëve, torbeshëve e boshnjakëve, por që zgjodhi të mbetet në opozitë, pasiqë fituesja e zgjedhjeve VMRO-ja e Lupco Georgievskit, për partner e kishte zgjedhur PDSH-në, e cila i kishte humbur zgjedhjet te shqiptarët duke siguruar 11 mandate deputetësh. Rrjedhimisht, PPD-ja e atëhershme, asnjëherë nuk tentoi dhunshëm ose me imponim, të bëhet pjesë e qeverisë, siç po bënë sot Ali Ahmeti me partinë e tij. Më kujtohet bile që atëherë disa nga përfaqësuesit e lartë të PPD-së, në muhabet e sipër me ne gazetarët, thoshin që është mirë që pas 8 vitesh qeveri, të kalojnë në opozitë, sepse, gjithnjë sipas tyre, “kjo është e shëndetshme për demokracinë, por edhe për PPD-në…”
Mirëpo, praktika e atëhershme, nuk po përfillet sot nga Ali komandanti i Prizrenit, legjitimitetin e të cilit kohë më parë e kontestoi edhe komandanti më i lavdishëm i Betejës së Haraëinës Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha.

E dini ku është dallimi mes Ali Ahmeti gjegjësisht BDI-së së sotme, dhe PPD-së së atëhershme? Këtë po e përmendi si moment, sepse, ka të bëjë me temën që po e shtellojë! Në PPD-në e atëhershme niveli i funksionarëve dhe anëtarësisë realisht ishte shumë-shumë më i lartë se ky që e kanë sot përfaqësuesit e lartë të BDI-së. As që mund të tërhiqet e bëhet një paralele, ose krahasim i tillë.

Deputetët e PPD-së zhvillonin debate në parlamentin e Maqedonisë, saqë gazetarët dhe ish-politikanët maqedonas, edhe sot i përmendin diskutimet dhe polemikat e tyre. Kurse Ali Ahmeti me “kllapën” e tij të deputetëve, mezi arrinin ta hapnin gojën disa mandate me radhë. Për kualitet debatesh, as që bëhet fjalë… Ali Ahmeti për disa mandate në parlament, asnjëherë nuk e mori fjalën. Pra, ky është dallim shumë i madh, nese analizohet mire e hollë.

Në radhë të dytë, PPD-ja e atëhershme, nuk kishte politikanë, funksionarë milionerë, siç i ka sot BDI-ja, dhe sidomos Alija me Soravija, pastaj Eurovija, Llotarija…e shumë VIJA… tjera.

Pra, që ta qartësojmë zbërthimin: deputetët e PPD-së lehtë e kishin të dilnin në opozitë edhe pse i kishin fituar zgjedhjet pa romët, boshnjakët e turqët, sepse nuk ishin të shantazhushëm, nuk kishin frikë nga gjyqësia, meqë nuk ishin bërë milionara duke qene funksionarë në qeveri apo gjetiu. Ndërsa sot BDI-ja po përballet pikërisht me këtë problem shumë të theksuar. E din ju se sa skandale korruptive dhe kriminale kane ndodhur derisa Ali Ahmeti me “kkllapën” e tij eshte ne qeveri? Një pjesë e madhe e funksionarëve të BDI-së sot i ke milionerë, edhe pse para marrjes me politikë, kanë qenë anonim e pa kurrfarë pasurie e pedigre…

PËRFUNDIMI: Ali Ahmeti shqiptarët nuk kanë gjak për të ruajtur pasurinë milionëshe të funksionarëve tuaj. Ju keni këtë hall, asnjë hall tjetër. Sa për legjitimitetin që e fitove me romët, turqët, boshnjakët e torbeshët, ec e shpjegojau atyre se duhet te japin gjak për ta mbrojtur “legjitimitetin e shpifur”. Legjitimiteti juaj absolute për 22 vite me radhë, bëri që shqiptarët sot të jenë të super diskriminuar në Kushtetutë (20%) dhe te braktisin masovikisht vendlindjen duke ikur për në Gjermani. Legjitimiteti juaj bëri që të ndodhe rasti “Monstra”, “Alfa”, vrasja e Komandant Shqiponjës, Harun Aliut, Isa Likës…, raste këto për të cilat sot shqiptarët të pafajshëm vuajnë dënimin, kurse familjet e komandantëve më të mirë të UCK-së, akoma nuk e dinë se kush ua vrau djemtë. Ali Ahmeti kthjellu pak se ka ardhë moment kur duhet të japësh llogari për të gjitha këto. Je dalldisë si tepër pas pasurisë…tash erdhi koha për ta mbrojtur të njëjtën, por si me e mbrojt bre burrë se e ke trashur shumë zullumin! Këtë hall e ke ti, dhe asessi, “legjitimitetin e hamamit”…