Edhe pesë ditë regjistrim të popullsisë, janë regjistruar rreth 1.4 milionë persona

Sipas të dhënave të fundit, deri dje në ora 12:00 janë regjistruar gjithsej 1.395.000 qytetarë, mbi 435 ekonomi familjare dhe mbi 600 mijë banesa.
Mundësinë e vetregjistrimit nga jashtë e kanë përdorur gjithsej 195.477 mërgimtarë nga diaspora.

Enti Shtetëror për Statistika me qëllim që të regjistrohet secili, do t’u mundësojë qytetarëve që të shkojnë në lokacione të caktuara në komunat e tyre në mënyrë që ta kryejnë detyrimin ligjor.

Ndryshe, regjstrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Maqedoninë e Veriut filloi më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.