Edhe Partia Demokratike Turke (TDP) pjesë e Frontit Europian


Televizioni Klan Maqedoni merr vesh eksluzivisht që në mbledhjen e sontme të organeve të veta partiake, Partia Demokratike Turke (TDP) ka vendosur që ti bashkangjitet Frontit të madh Europian.

Sot gjithashtu edhe Kurto Dudush, ish deputet dhe aktualisht Kryetar i komunës së Shuto Orizares në Shkup, pas takimit me Kryetarin e Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti është dakorduar që t’i bashkangjitet Frontit Europian.

Ndryshe, pak ditë më parë Frontit Europian i është bashkuar edhe partia Lëvizja Popullore e drejtuar nga Skender Rexhepi Zejdi i cili nënshkroi marrëveshje për koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit, ndërsa nesër pritet që Frontit Europian t’i bashkangjitet edhe Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit dhe Partia Demokratike Europiane që drejtohet nga Arjanit Hoxha, duke nënshkruar marrëveshje koalicioni me BDI-në në Tetovë, me fillim në ora 12:00 tek Pallati i Kulturës.