Edhe një shans për një jetë të re, katër pacientë morën organe të shëndetshme, një tjetër transplant i zemrës, mëlçisë dhe veshkave u krye nga një donator i vdekur

Katër pacientë morën organe të shëndetshme dhe një shans për një jetë të re, pasi ditën e djeshme u krye një tjetër transplant zemre, mëlçie dhe veshkash nga një donator i vdekur.

Ditën e djeshme është kryer transplantimi i disa organeve te disa pacient ku një pacient ka marrë zemrën, një pacient mëlçi, dy pacientë veshka dhe në ditët në vijim pacientët nga Klinika Universitare për Ortopedi do të kenë mundësinë të marrin indet kockore, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ministri Ilir Demiri shprehu një falënderim të madh për familjen e donatorit që vendosi të dhurojë organet e të dashurit të tyre dhe në këtë mënyrë të shpëtojë të paktën katër jetë.

Pas marrjes së pëlqimit të martën, dje në orët e para të mëngjesit kanë filluar transplantet e zemrës, mëlçisë, veshkave dhe indeve kockore. I dërgoj një falenderim të madh familjes së donatorit që na rikujtoi rëndësinë, ndjeshmërinë dhe humanizmin edhe në momentet më të vështira të jetës. Vendimi i tyre sot do të thotë një jetë e re për dikë, pasi dje shpëtojmë të paktën 4 jetë. Dhurimi i organeve është akti më i lartë i altruizmit që na bën të gjithëve njerëz më të mirë duke shpëtuar jetë njerëzore. Shumë faleminderit për të gjitha ekipet mjekësore që po punojnë me pacientët dhe po kujdesen për shëndetin e tyre për këto 48 orë”, thekson Demiri.

Që nga viti 2020 janë transplantuar 11 zemra, 4 mëlçi, 38 veshka dhe 24 inde kockore, gjithsej 77 organe që do të thotë jetë.