Edhe një rast me variantin indian në Maqedoninë e Veriut!

Varianti indian i koronavirusit është vërtetuar edhe te një pacient i dytë në Maqedoninë e Veriut, i cili është rast kontakti me pacientin e parë të infektuar që ishte kthyer nga India.

Siç ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pacienti i dytë është kthyer me të njëjtin fluturim nga India, ndërkaq simptomat i ka shfaqur më vonë.
“Ka edhe një pacient të tillë të njëjtë i cili u mjekua në një nga spitalet private, tani për tani dhe parametrat epidemiologjikë të cilat janë realizuar, tregojnë se nuk ka asnjë rrezik, kurse masa shtesë të tjera nuk ka nevojë të bëhet”, tha Filipçe.