Edhe një kryetar komune, del kundër masave për izolimin gjatë vikendit


Kryetari i Komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, ka thënë se masat e djeshme të Qeverisë së Kosovës për izolimin e vendit gjatë vikendit janë masa jo adekuate, pa vizion dhe për pasojë nuk do të prodhojnë efekte të duhura për mbrojtje nga COVID-19.

Sipas tij, këto masa të marra pa planifikim të duhur, e që u tha se duhet të zbatohen 3 orë pasi janë marrë, tregojnë se Qeverisë së Kosovës i ka humbur rruga në parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Sidoqoftë, nëse kjo Qeveri beson se vendimi për izolim të vendit ka sukses, atëherë pse nuk po e zbaton vendimin edhe në komunat veriore të Kosovës, ku subjektet afariste atje po e vazhdojnë sot veprimtarinë e tyre normalisht dhe mund të jetë burim potencial i potencial i përhapjes së COVID-19”.

“Me mosveprim për shtrirje të autoritetit shtetëror edhe në pjesën veriore të Kosovës, Qeveria faktikisht në mënyrë indirekte po jep sinjale si nuk i intereson sovraniteti i Republikës së Kosovës”.