Edhe një ish-ushtar i UÇK’së ftohet nga Gjykata Speciale

Pas më shumë se pesë vitesh votimi nga Kuvendi i Kosovës, Gjykata Speciale ende është duke ftuar ish-pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për intervistim.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet Kadolli i cili tregoi se ftesën e ka pranuar të enjten nga zyrtarë të kësaj gjykate dhe se do të paraqitet me datën 12 dhjetor në ora 10:00.

I pyetur se në çfarë cilësie është ftuar ish-ushtari i UÇK-së, Naim Kadolli, tha se ende nuk e dinë saktë mirëpo sipas zyrtarëve që i kanë dorëzuar ftesën i është treguar se mund të jetë i ftuar në cilësinë e të dyshuarit.