Edhe një i infektuar i ri me koronavirus në Dibër

Në 24 orët e fundit në Dibër, është regjistruar një i infektuar i ri me Kovid-19,që është rasti i 15-të në këtë muaj, ku janë regjistruar 58 të shëruar dhe dy të vd*ekur. Nga njësiti i punës së Dibrës për shëndet publik, i cili me aktivitetin e vet e mbulon edhe Komunën Qendër Zhupë, thonë se për shkak të paraqitjes të numrit të madh të personave të cilët edhe më tej me simptoma të virusit të rrezikshëm paraqiten në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër, pritet numri i të infektuarve të rinj të rritet.

“U bëjmë apel të gjithëve rreptësisht t’i respektojnë masat dhe protokollet me qëllim që të mbrohen veten, të afërmit, familjarët, miqtë dhe fqinjët. Nuk kërkojmë shumë vetëm kujdes dhe ndërgjegjshmëri më të madhe, të mbahet maska, të mbahet distancë fizike dhe higjienë, të shmanget grupimi”, porosit epidemiologu Mentor Mela, udhëheqës i njësitit.

Me rastin e sotëm të konfirmuar, në këtë rajon numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 265 nga mbi 1300 testime, prej tyre janë shëruar 219 derisa katër kanë vd*ekur. Sipas, Fehmi Skenderit i cili udhëheq me Shtabin e Krizës së Komunës Zhupë mbi 10 raste aktive janë nga Komuna Qendër Zhupë, prej ku janë edhe katër viktimat e fundit me Kovid-19