Kampioni i boksit, Florain Marku për herë të parë po bëhet baba. Lajmin e ka bërë të ditur boksieri Florian Marku në rrjetin social Instagram.
Floriani ka shkruar: Faleminderit Zotit të Gjithsësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë që ka lindur dhe nusja, në 27 NENTOR. Mirë se erdhe në këtë jetë djali im MATIN MARKU 27,11,2021. Zoti të dhëntë shëndet, fat, e një jetë sa më të lumtur ! Babi me Mamin do të duan pa kufij gjithmonë.