Edhe një ditë e kobshme në Spanjë, ja sa ka arritur numri i viktimave nga COVID-19

Ishte edhe një ditë e rëndë në Spanjë nga pandemia e COVID-19 në Spanjë njoftoi ministra e shëndetësisë së Spanjës pasi regjistri i të vdekurve nga korona virusi i ri ju ka afruar atij në Itali.

Shifrat e të premtes tregojnë se numri i të vdekurve në Spanjë ka arritur 10935 nga pandemia e COVID-19. Që është numri i dytë më i lartë që prej se u shfaq pandemia në Spanjë, megjithëse ishte më pak se të enjten.

Për disa ditë, zyrtarët spanjollë kanë folur me optimizëm për arritjen e pikut të infektimeve tani.

Të dhënat tregojnë se tani janë 76262 raste aktive në Spanjë, një rritje prej 2770 nga e enjtja-por njëkohësisht rritja më e vogël ditore e shifrave që nga 20 marsi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri të premten janë shëruar 30513 nga infeksioni i korona virusit të ri, gati gjysma dhe 4000 më shumë se ishin raportuar të enjten.