Edhe një arritje historike e filmit ‘Zgjoi’, bëhet pjesë e “Sydney Film Festival”

Sukseset e artistëve shqiptarë nuk kanë të ndalur.
Edhe në fushën e aktrimit po arrijnë të shënojnë suksese të mëdha.

Suksesi i radhës është me filmin ‘Zgjoi’ i cili është përzgjedhur për të qenë pjesë e festivalit të filmit në Sidnei të Australisë.
Këtë e ka bërë të ditur protagonistja kryesore e filmit, Yllka Gashi, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Edhe një lajm fantastik për filmin tonë “Zgjoi”. Zgjoi është përzgjedhur zyrtarisht të jetë pjesë e festivalit të filmit në Sydney të Australisë. Festivali mbahet nga 18 deri më 29 Gusht 2021 dhe të gjitha informatat mund t’i gjeni në faqen zyrtare të festivalit”, ka shkruar aktorja.

Siç bëhet e ditur, ky film do të mbahet në muajin gusht, nga data 18 deri më 29 gusht 2021