Edhe mjekët protestojnë

Me një protestë të qetë, e cila do të fillojë në mesditë para Ministrisë së Shëndetësisë, mjekët amë nga vendi do të shprehin revoltën e tyre për, siç thotë, neglizhimin e nevojave të tyre nga autoritetet shëndetësore. Në mënyrë simbolike, nesër në Ditën Botërore të Shëndetësisë, Shoqata e Mjekëve Amë, do ta organizojnë protestën e tretë me radhë, pasi deri më tani nuk janë plotësuar kërkesat e tyre. Mes kërkesave kryesore është rritja e vlerës së kapitacionit nga 60 në 90 denarë për pacient, sipas të cilit Fondi për Sigurim Shëndetësor ua paguan rrogën mjekëve të përgjithshëm amë. Njëkohësisht, shtojnë se për 30 vite me radhë pagesën për stazhin e punës e marrin me vonesë prej disa muajve.