Sekretari i Shëndetësisë i Britanisë së Madhe, Sajid Javid e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin “një kr*iminel lu*fte”, duke i bërë jehonë fjalëve të presidentit amerikan Joe Biden.
Në “Conservative Spring Forum”, Javid foli për “retë e stuhishme të luftës” në Evropë dhe zemërimin dhe pikëllimin e tij kur dëgjoi “raportime për varreza masive në Mariupol dhe vr*asjen e grave shtatzëna”.
“Të mos gabojmë, Vladimir Putin është një kriminel lufte”, citohet të ketë thënë ai.
Ndryshe, të enjten, ministrat e tjerë të kabinetit të kryeministrit britanik, Liz Truss dhe James Cleverly, u shfaqën ngurrues për të përdorur termin kriminel lufte kur i referoheshin Putinit.
Në anën tjetër, Kremlini e ka quajtur përdorimin e frazës nga Biden si “retorikë e pafalshme”.