Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, pritet që të japë dorëheqjen. Sipas burimeve të mediave mësohet se vendin e tij pritet që ta zë njëri nga deputetët e komunitetit boshnjak në Maqedoni. Deputeti Zekir Ramcilovic është një nga emrat pretedentë për postin e ministrit të Brendshëm të Maqedonisë, ndonëse më herët lart e poshtë është përfolur se ai do të bëhet ambasadori i Maqedonisë në Malin e Zi.
Dorëheqja e Spasovskit do të vijë pas disa konflikteve brenda partisë së LSDM, të cilët kanë dashur më herët shkarkimin e ministrit. Ndërkohë, ditën e sotme gjatë seancës plenare është vënë re mungesa e ministrit Oliver Spasovski, i cili ka vendosur që të mos ishte i pranishëm./News33.tv