Edhe Lëvizja BESA dëshiron të veprojë si e pavarur në Parlament

Duke komentuar ndarjen e Partisë Liberale Demokrate nga koalicioni i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, lideri i kësaj të fundit, Zoran Zaev ka njoftuar se edhe grupi parlamentar i Lëvizjes BESA dëshiron të veprojë e pavarur në Kuvend.

“E dini, se edhe partia më e madhe për nga numri i deputetëve në koalicionin “Mundemi”, Besa edhe ajo mendon. Ka 4 deputetë dhe dëshiron grup parlamentar. Ajo është e drejtë e tyre. Ata mund të ndahen dhe të veprojnë grup parlamentar dhe kështu të pavarura të veprojmë si koalicion”, tha Zaev

Ai thotë se kjo ndarje e partive të vogla, “me shumë gjasë vjen ngaqë ato në të kaluarën kanë vepruar nën hijen e partive të mëdha dhe nuk janë dukur mjaftueshëm.
“Unë e kuptoj këtë”, tha Zaev.
Ndërkaq, paraprakisht, lideri i Besës, Bilall Kasami ka deklaruar se shumica parlamentare është stabile, megjithatë ka bërë të ditur se dy deputetë të opozitës shqiptare janë në negociata për t’iu bashkuar koalicionin qeverisë.