Edhe Komuna Qendër Zhupa kërkon ndërprerje të mësimit


Komuna Qendra Zhupa, ku janë konfirmuar rastet e para të të infektuarve me koronavirus formoi shtab krize, e cila në seancën e sotme solli disa rekomandime, masa dhe kërkesa.

Një nga kërkesat është që Ministria e Arsimit dhe Shkencës urgjentisht të marrë vendim për ndërprerje të mësimit për një kohë të pacaktuar.

Nga Ministria e Shëndetësisë, Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor dhe organet tjera kompetente kërkohet të bashkëpunojnë me organet e pushtetit lokal dhe me Shtabin e krizës, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme përcjellje të rekomandimeve sa personat që janë në izolim shtëpiak i respektojnë rekomandimet për këtë.

Në kuadër të masave, prej sot është vendosur reduktim i numrit të punësuarve, gjegjësisht në çdo secilën nga shërbimet është vendosur kujdestari. Në bashkëpunim me Qendrën për shëndet publik do të kryhet dezinfektim i objekteve shkollore dhe ndërtesave komunale.