Edhe kjo ndodhë: Qengji lind pak pas tragjedisë, emrin ia lanë “Tërmet”

Menderes Çomal, baba i tre fëmijëve, i cili fiton bukën e gojës nga kafshët të cilat i mban në fshatin Ellek në distriktin Osmaniye të Turqisë, mëngjesin kur goditi tërmeti ai kishte mbetur nën rrënoja. Çomal i cili doli nga rrënojat me përpjekjet e veta, shpëtoi edhe fëmijët, bashkëshorten dhe kafshët. Njëra dele e shpëtuar pas tërmetit polli një qengj. Bashkëshortja, Emine Çomal, ia vuri emrin qengjit “Tërmet” pasi tha se ai ishte shpresë për ta pas tërmetit të fuqishëm. Menderes Çomal deklaroi se asnjë zyrtar nuk kishte shkuar në fshatin e tij për ndihmë.

“Ka shumë njerëz që vdiqën jashtë. Dje i varrosëm dy. Kryetari erdhi vetëm në varrim. Në ditën e tërmetit isha zgjuar për lutjet e mëngjesit. Derisa po falesha, kishte një zhurmë. E kuptova se ishte tërmet. E zgjova gruan, fëmijët dhe fshatarët. Kur u gjenda në gjendje të vështirë, u luta. Tërmeti zgjati dy minuta e gjysmë. Muret u rrëzuan mbi kafshët. Preva litarët e kafshëve. Pas tërmetit, ndërtova vetë një tendë”. Kurse gruaja e tij, Eminja, qengjin e vogël të cilin e mban në krah e quan “dhuratë të tërmetit”.