Edhe këngëtari i njohur, Blero Muharremi ka reagur ndaj shprehjes së Shefqet Krasniqit


Ka tash e dy ditë që në rrjetet sociale kontestohet një frazë e thënë nga hoxhë Shefqet Krasniqi, nga një prej emisioneve. Shprehja “se gruaja e ka vendin në kuzhinë e burrat në odë”, u cilësua si gjuhë se*ksiste dhe për këtë pati reagime të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale, përfshirë këtu edhe figurat publike.

Një reagim publik e ka bërë së fundmi edhe këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi. Ai ka shkruar në InstaStory se nuk mundet ende ta besojë që dikush është shprehur me gjuhë të tillë fyese ndaj grave. “S’po mundem të besoj që ka njerëz që mendojnë se vendi i gruas është vetëm në kuzhinë. Vendi i gruas është në: oda, kuzhinë, familje, edukatë, kujdes, kulturë, pasuri, dashuri, mbijetesë, përgjegjësi dhe në plot kuptimin e fjalës është vet arsyeja që ne gëzojmë jetë”, ka shkruar Blero.
Reagime të ngjashme për deklaratat e hoxhës ka pasur edhe ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, si dhe shumë përfaqësues të shoqërisë civile.