Dje ishte ekspozita e edicionit të 12-të të Kolonisë Ndërkombëtare Artistike 2021 në Tetovë. Aty morën pjesë edhe figura politike, ku i pranishëm ishte edhe Besnik Emshiu. Ky i fundit është kandidat për kryetar komune në Bogovinë nga radhët e BDI-së.
Dje ishte ekspozita e edicionit të 12-të të Kolonisë Ndërkombëtare Artistike 2021 në Tetovë. Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit është mbajtur Kolonia Artisitike në Tetovë. Qëllimi i këtij evenimenti është që të mblidhen artistë nga vendi dhe rajoni.
Kolonia e Artit ka zgjatur 5 ditë duke filluar nga data 27.08 dhe secila ditë ka pasur aktivitete artistike.
Sot në ditën e fundit është mbajtur hapja e ekspozitës kolektive “Kolonia Artistike 2021”.
Pjesë e këtij evenimenti ishte edhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri.
Këtë vit Kolonia Artistike u mbajt në qendrën turistike në Kodrën e Diellit, ku artistët krijuan vepra me teknika të ndryshme, të inspiruar nga bukuritë e Malit Sharr.