Edhe gjashtë ditë prezantimi i ofertave zgjedhore të partive para qytetarëve

Mbesin edhe gjashtë ditë që partitë politike dhe koalicionet të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik t’i prezantojnë programet e tyre zgjedhore para qytetarëve. Fushata përfundon më 12 korrik në orën 24 kur edhe zyrtarisht fillon heshtja parazgjedhore.

Karvani qendror i koalicionit “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja sot programin e tij do ta prezantojë para qytetarëve në Gostivar dhe Dellçevë, derisa koalicioni i VMRO-DPMNE-së “Rindërtim të Maqedonisë” i vazhdon aktivitetet e tij zgjedhore në Llozovë, Sveti Nikollë dhe Veles.

LSDM-ja duke e prezantuar programin dje e drejtoi para së gjithash ndaj politikave për të rinjtë. Lideri i kësaj partie Zoran Zaevi paralajmëroi se përmes politikave konkrete, efikase dhe strukturore, zotohen se shkallën e papunësisë së të rinjve deri në vitin 2024 ta sjellin nën 17 për qind. Për këtë qëllim, potencoi ai, Plani operativ për programe dhe masa aktive për punësim për sivjet vazhdon me buxhet rekord për vitin 2020 prej 1,3 miliardë denarë dhe ky buxhet do të vazhdojë të rritet.

Ai theksoi se sigurojnë mbështetje të drejtpërdrejtë të ndërmarrësisë së të rinjve dhe të grave përmes granteve në lartësi prej pesë deri 15 mijë euro mjete të pakthyeshme për fillimin e biznesit personal. Ai pret që në zgjedhjet të fitojmë mandate të deputetëve për shumicën parlamentare dhe për formimin e qeverisë, por nuk përjashton bisedime edhe me të tjerë të cilët do të marrin besim nga qytetarët.

Duke e prezantuar programin me të cilin VMRO-DPMNE-ja garonon në zgjedhjet e ardhshme, kryetari i klsaj parie Hristian Mickoski dje nga Vasileva tha se partia është e gatshme që me shumë kujdes, me të gjitha strukturat e partisë dhe ekspertët, por edhe qytetarët.

Atje, thotë ai, do të gjeni deri katër miliardë euro investime dhe si të vijmë deri në tatim më të ulët në Evropë prej tetë për qind dhe zero tatim për secilin i cili do të punësojë person deri në 29 vjet.

Kandidati i BDI-së për kryeministër të parë shqiptar, Nase Ziberi, megjithatë, në konferencën e djeshme për shtyp para Qeverisë ku prezantoi pjesë të programit të vet shfaqi pritje që kandidatura e tij për kryeministër të mbështetet nga pjesëtarët e të gjitha bashkësive etnike.Ai paralajmëroi Gjykatë të Lartë të Barazisë, institucion të ri, i cili do të sigurojë drejtësi të barabartë dhe do të hetojë të gjitha rastet e dyshuara të diskriminimit etnik në sallën e gjyqit, në administratën shtetërore, nga autoritetet, në shkolla dhe në punë. Prezantoi planin për rilindje të barabartë të ekonomisë, do të krijojë mijëra vende të reja pune dhe do të arrihet barazi edhe në kompanitë private.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nga Kumanova i kanë ftuar votuesit t’i përkrahin më 15 korrik dhe theksuan se është koha për ndryshime në shoqërinë shqiptare në shtet. Ata kanë paraparë projekte në më shumë sfera, të cilat vlejnë për të gjithë qytetarët, zhvillim i barabartë në të gjitha mjediset, furnizim me ujë, kanalizime, rrugë, infrastrukturë të përgjithshme, e cila është e domosdoshme për funksionimin e përditshëm. Ata paralajmëruan platformë të pasur politike, drejtësi, zhvillim ekonomik, arsim të mirë dhe dhënie fund të fenomeneve devijante, mbyllje të kazinove.

Për Petar Bogojevskin nga platforma “Koncepti Maqedonas” ky është shansi i fundit për ndryshime të vërteta. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht më të rrezikuarit nga politikat e dy blloqeve partiake të dalin në votime.

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive, megjithatë, dje bëri të ditur se më së voni deri në orën 24 më 9 korrik mund të publikohen rezultatet e hulumtimit të mendimit publik lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe i përkujtoi radiodufuzerët në dispozitat e Kodit Zgjedhor për publikimin e rezultateve më së voni pesë ditë para datës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve.