Edhe Ermal Fejzullahu në përkrahje të Thaçit e Veselit, publikon një foto të tyre

Këngëtari Ermal Fejzullahu është njëri ndër këngëtarët e vetëm nga skena e re e muzikës i cili ka reaguar mbrëmë pas aktakuzës së Specialës ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli. Ermal Fejzullahu është bërë njëri prej këngëtarëve të parë të ri që ka reaguar pas ngritjes se aktakuzës ngë Gjykata Speciale për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Fejzullahu ka publikuar sot një fotografi të motos së fundit të dy ish liderëve të UÇK-së në Story në Instagram.
“Heronj të lu*ftës dhe paqes” është moto që është përdorur për Thaçin e Veselin këto ditë e të cilën e ka shpërndarë Fejzullahu.

Deri me tani nga këngëtarët e estradës kanë reaguar kryesisht këngëtarë të gjeneratave më të vjetra kurse ky është një ndër reagimet e para që vije me këngëtarët që kanë dalur më vonë në skenën tonë. Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi pritet që të hënën të udhëtojë për në Hagë ku është ftuar për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale e Hagës.