Dy mësuese të Shkupit, të cilat kanë zhvilluar mësim me prani fizike kanë rezultuar pozitiv në Kovid-19.
Bëhet fjalë për një mësuese të gjuhës angleze në shkollën fillore “Vllado Tasevski” në Karposh dhe një tjetër mësues në “Dimitar Milladinov” në Qendër.
Nga Komuna e Karposhit kanë njoftuar se mësuesja është izoluar nga dita e mërkurë, ndërkaq rezultatet e testit pozitiv i ka marrë ditën e enjte.