Edhe Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim do të kërkojë fëmijën e humbur nga Manastiri


Pas tre ditëve kërkim ndaj 10 vjeçarit Petar Xhoboski, në kërkim u përfshinë edhe 7 pjesëtare të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Nga kjo drejtori njoftuan se kanë angazhuar 4 shpëtues nga ekipi për përgjigje të shpejtë për shpëtim në male nga Departamenti në Manastir, një shpëtues nga ekipi për shpëtim nga objekte të larta në Prilep dhe 2 punonjës së Sektori për operativë dhe logjistikë.

Për 10 vjeçarin tashmë për katër ditë nuk ka asnjë shenjë, ndërsa i ati i tij ka paraqitur në polici se fëmija është humbur nga oborri.
“Kërkimi vazhdon”, thonë nga policia duke shtuar se vetëm gjatë ditës së djeshme 102 policë kanë kërkuar fëmijë duke përdorur edhe helikopter, dronë dhe qen dhe se njëlloj edhe sot janë angazhuar të njëjtit.
Krahas autoriteteve në kërkim janë edhe 100 vullnetarë.