Edhe Albin trimi më në fund e pranon ‘Zaednicën’!

Mbrëmë në Ohër me ndërmjetsimin e emisarëve europianë Borrell dhe Lajçak, është arritur marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në parim, por pa nënshkruar asgjë konkrete.
Ajo që ra në sy nga deklerata e presidentit serb Vuçiq në konferencën për gzetarë ishte se ‘Zaednica do të formohet dhe që të implementohet marrëveshja duhet të filloj formimi i menjëhershëm i Zaednicës’!
Bisedimet për konkretizimin e kësaj marrëveshje thuhet në njoftim se do të vazhdojnë, për të precizuar detajet e marrëveshjes në një takim të radhës në Bruksel.

Ndërsa kryeministri Kurti, në takim me gazetarët tha se ‘Zaednica’ do të formohet dhe do të implementohet sipas standarteve më të larta, ku në fund ishte qershia mbi tortë kur tha se gjoja kjo është njohje e ndërsjellë defakto e Kosovës!
Kësisoj, skuthi Albin i shkeli parimet duke ia hedhur fajin paraardhësve të tij të cilët e kanë nënshkruar ‘Zaednicën’ dhe tha se të gjitha marrëveshjet duhen zbatuar.
Ja kaq ishte edhe patriotizmi i Albin trimit pasi hoqi dorë për bashkimin kombëtar, ai hoqi dorë ta kundërshtoj atë që thoshte shpesh si kancerin për Kosovën ‘Zaednicën’ e famëshme.
Ajo që prisnin shqiptarët nuk ndodhi, pasi ‘Zaednica’ mbetet në kornizën e marrëveshjes si detyrim i palës kosovare për ta formuar në të ardhmen dhe as njohja reciproke.
Normalizimi i marrëdhënieve nuk do të thotë domosdoshmërisht njohje reciproke e dy shteteve përkatëse.
Në këtë takim Serbia arriti ta ruaj të drejtën e mbajtjes në kushtetutën e saj Kosovën si pjesë të saj.
Ndërmjetsuesit e BE-së dhe të SHBA-së si Borrell, Lajçak dhe Eskobar, lidhur me këtë shkelje flagrante në marrëdhëniet ndërkombëtare ku nuk kanë kërkuar nga Serbia që ajo ta fshij nga kushtetuta Kosovën si pjesë të saj.
Asgjëkundi në këtë marrëveshje dhe as në aneks në nuk i kërkohet Serbisë si kusht për ta njohur Kosovën si shtet i pavarur.

Presioni ndërkombëtar është ushtruar vetëm ndaj Kosovës.
Dhe konkluzioni i gjithë kësaj maskarade që duket sheshit se është ndërmarrje e gabuar dhe antishqiptare e ‘miqve’ ndërkombëtarë, të cilët janë angazhuarmë shumë për ‘Bosnjëzimin e Kosovës përmes Zaednicës’ dhe jo për njohjen e sovranitetit dhe pacënueshmërisë së integritetit territorial të saj.
Kjo ishte çorba e prishur e Brukselit për Albinin dhe Kosovën të cilën ai po e shijon.
Sot fjalën e ka kryeministri Kurti, i cili duhet t’ia shpjegoj shqiptarëve se kush është më e rëndësishme për Kosovën, ruajtja e integritetit territorial dhe pacënueshmëria e rendit kushtetues apo karrigia e kryeministrit?
Arsyetimet të tipit: ‘mua ma lanë kopilin në derë ata që e nënshkruan më parë dhe unë s’kam ç’bëj’ apo kompromisi është e vetmja rrugë, nuk janë përgjigje që i duhen shqiptarëve të Kosovës.
Për hajr ‘Zaednica’!