Edhe 5 të vd*ekur nga koronavirusi në Kosovë, shkon në 144 numri i vikt*imave

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 168 raste me koronavirus ndërsa 5 të tjerë kanë humbur betejën me koronavirusin. Siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 415 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 168 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 6045 raste nga 31956 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 me gjithsej 144 raste të vd*ekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave deri më sot është gjithsej 3226 raste kurse numri i rasteve aktive është 2675.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste komuna Podujevë 11 raste komuna Ferizaj 10 raste komuna Deçan 8 raste komuna Pejë 8 raste komuna Fushë Kosovë 7 raste komuna Gjakovë 7 raste komuna Drenas 5 raste komuna Obiliq 5 raste komuna Malishevë 4 raste komuna Mitrovicë 3 raste komuna Prizren 2 raste komuna Shtime 2 raste komuna Vushtrri 2 raste komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajit.