Ecologu secilit nxënës i shkroi edhe një letër krahas tabletit!

Ecolog, krahas tabletit, i dedikoi edhe një letër çdo nxënësi.

Gjatë kësaj periudhe, kur po përballemi me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, Ecolog International erdhi me një donacion që ka për qëllim t’u sjellë lehtësira nxënësve që vijnë nga familjet në nevojë në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ecolog dhuroi mijëra pajisje teknologjike për nxënësit të cilët për shkak të mungesës së këtyre pajisjeve mbetën jashtë procesit arsimor online.

Që Ecolog dhe filantropi Lazim Destani është gjithmonë aty për bashkëvendësit e tij nuk është ndonjë risi. Por kësaj radhe, çdo nxënësi që pranoi një pajisje elektronike, ai i dedikoi edhe një letër ku tregohet motivi i këtij donacioni.