Eco Guerilla: Pse Tetova dy ditë pa ujë?!

Eco Guerilla ka reaguar me anë të një komunikate për rrjetin e posandërtuar në Leshnicë. Nga Eco Guerilla thonë se shumë qytetarë kane humbur besimin në seriozitetin e punëve që realizohen apo porositen nga Komuna e Tetovës.
Komunikata e plotë e Eco Guerilla:

Defektet e shpeshta në rrjetin e posandërtuar në Leshnicë lënë dyshime serioze për cilësinë e ndërtimit, ku shumë qytetarë kanë humbur besimin në seriozitetin e punëve që realizohen apo porositen nga Komuna e Tetovës. Duhet një komision hetimor nga eskpertë të pavarur të bëjë inspektimin si është ndërtuar ky rrjet dhe nëse i përmbush standardet dhe parametrat e duhura për funksionim normal dhe furnizim të rregullt me ujë për pije për qytetin e Tetovës.

Drejtorja e Inspektoratit të ambientit jetësor Ana Petrovska para do kohe pat paralajmëruar që nga ndërtimi i hidrocentralit në Malin Sharr, në lokacionin e Leshnicës mund të ndotet uji për pije dhe të rrezikohen qytetarët e Tetovës të mbesin pa ujë. Ndërtimi është vetëm 300 metra afër kaptazhës. Prandaj kontrollimi i të gjithë dokumentacionit dhe lejeve të ndërtimit të lëshuara nga Komuna e Tetovës për këto hidrocentrale duhet të kalojnë filtrat e eskpertëve.
Pasojat e këtyre ndërtimeve nga hidro-ma*fia vënë në rre*zik gjithë qytetin e Tetovës dhe rrethinën për të drejtën elementare për ujë. Durimit të qytetarëve u ka ardhur fundi. Për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi.