Ecja deri në 10,000 hapa sjell pëfitime shëndetësore

Ecja, sipas një studimi të ri,  deri në 10,000 hapa ju ndhihmon në parandalimin e sëmundjeve, të zemrës apo kancerit. Vishni këpucët dhe mos harroni të ndizni programin e hapave. Përfitimet shëndetësore rriten me çdo hap, sipas këtij studimi, por arriti kulmin në 10,000 hapa, pas kësaj efektet u zbehën. Numërimi i hapave mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm për njerëzit që bëjnë aktivitet fizik të pastrukturuar dhe të paplanifikuar, si puna në shtëpi, kopshtaria apo shëtitjet me qen.

“Veçanërisht, zbuluam një lidhje midis hapave të rastësishëm (hapat e ndërmarra për të vazhduar jetën e përditshme) dhe një rreziku më të ulët të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës,” sipas Borja del Pozo Cruz, një profesor i asociuar në Universitetin e Danimarkës, dhe studiues në shkencat shëndetësore për Universitetin e Kadizit në Spanjë.

“Në përgjithësi, unë mendoj se studimi është bërë mirë dhe sigurisht që vazhdon të shtojë bazën e njohurive që na tregojnë se ushtrimet janë në favorin tonë,” tha Dr. Andreë Freeman, drejtor i parandalimit kardiovaskular në Denver. , Kolorado. Ai nuk ishte i përfshirë në hulumtim.

“Aktiviteti fizik është absolutisht i mrekullueshëm,” tha Freeman. “Dhe nëse e kombinoni këtë me një dietë më të bazuar në bimë, heqjen e stresit, gjumin mjaftueshëm kjo është receta juaj magjike. Është burimi i rinisë, nëse dëshironi.”