Ecin në sensin e kundërt në aksin Tiranë-Lezhë, penalizohen dy shoferë


Policia e Lezhës vijon me kontrollet në akset rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë, teksa janë konstatuar dy mjete që ecnin në sensin e kundërt në autostradë duke u bërë burim aksidentesh.

Sipas policisë, një mjet tip Kamion me drejtues M.V., në autostradën me drejtim lëvizje Tiranë – Lezhë, po lëvizte në sens të kundërt. Gjithashtu, një mjet tip furgon me drejtues Z.M., i papajisur me leje drejtimi, po lëvizte me drejtim Lezhë – Tiranë, në sens të kundërt.

Ndaj drejtuesit M.V. u vendos masa administrative pezullim i lejes së drejtimit, ndërsa Z.M. u arrestua pasi nuk ishte i pajisur as me leje drejtimi.

Konstatohet dhe ndëshkohet administrativisht për nenin 139 pika 5 të Kodit Rrugor, shtetasi B.B. i cili duke drejtuar mjetin tip “Opel” në autostradën Fushë Milot – Thumanë po bënte gara shpejtësie.

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe proçedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë për ” Drejtim mjeti pa leje drejtimi”, të konstatuar në Fushë Milot, në Shënkoll dhe Lezhë.
Gjaët javës është menaxhuar pa ndërprerje fluksi i mjeteve gjatë pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout më data 12-13 Qershor e cila kaloi pa asnjë incident, korrombol apo aksident automobilistik.

Top Channel