E zuri poshtë ashensori! Kush është 17-vjeçari që humbi jetën në Sarandë

Personi që shihni në foto është Antonio Delilaj, 17-vjeçari që humbi jetën në Sarandë, pasi u zu poshtë nga ashensori i lokalit ku punonte si ndihmës kamarier.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në lagjen nr.1.
Ndërkaq, policia ka bërë të mundur arrestimin e Lulëzim Allkushi. 43 vjeçari u vu në pranga si personi përgjegjës për montimin e ashensorit të lokalit, si dhe është shpallur në kërkim pronari i klubit, Spiro Iljadhi, 37 vjeç.