Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e cila njihet për kundërshtimet e saj ndaj kompanive të ‘Devolli Group’, pas ardhjes në pushtet ka tentuar të afrohet me këtë part, shkruan Gazeta Metro.
Kështu ka deklaruar ai në T7, ku ndër të tjera tha se Vetëvendosje po tenton të krijojë lidhje me biznesmenët e njohur.
“Shumë parti, njësoj edhe Vetëvendosje, sapo kanë ardhur në pushtet kanë shiku si të krijojnë lidhje me bizneset, në këtë rast edhe me Devollët”, ka thënë Latifi.
Ky debat vjen pasi Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca, shkoi në debat në televizionin Klan Kosova, pas më shumë se 2 vitesh kur dikush nga VV pranoi të paraqitet në këtë medium që është në pronësi të ‘Devolli Group’.