Nga Elvis Hila, Ora News
Xhelozia mendohet të ketë qenë shkaku i vrasjes së sotme në tregun e Milotit.
Në gjendje të rënduar psikologjike, 35-vjeçarja Violeta Donaj mësohet të ketë deklaruar në polici se qëlloi me pistoletë ndaj bashkëshortit Kujtim Donaj, 42-vjeç për arsye xhelozie.
“Krimin e kam kryer për motive xhelozie, pasi bashkëshorti me tradhëtonte”, mësohet të ketë deklaruar.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 të mëngjesit të dielës, në tregun e Milotit.
Policia e arrestoi Violetën në tentative për tu larguar, ndërsa në cilësin e proves materiale është sekuestruar arma e krimit, pistoleta me të cilën është kryer krimi si dhe 4 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.
Mësohet se çifti Donaj nga Rrësheni punonin çdo të dielë si tregtarë në tregun e Milotit ku kishin një dyqan rrobash të përdorura.
Ata jetonin në qytetin e Rëshenit dhe ishin prinder të dy fëmijëve.