E vjedhin rrymën në Luboten?! Banorët mes shumë problemeve


Bashkësia Lokale ne Luboten ka shkruar se:
Të nderuar bashkëfshatarë, marrë parasyshë problemin e rrymës te trafoja tek varrezat, e cila një kohë të gjatë ka probleme dhe asessi të mund të rregullohet për shkak të ngarkesës së madhe që ka. Ditën e djeshme ekipe të shumëta të EVN – së kanë ndërruar gjithçka në trafo, por prapë se prapë një dalje e trafos, kablloja e saj është djegur pas 15 minutave nga rregullimi i saj. Kjo tregon se te ajo dalje e trafos ka ngarkesë më të madhe, ku dje në matje ka arritur në 400amper ndërsa maksimumi duhet të jetë 250amper. Nga informatat që kemi në këtë linjë janë të kyçur shumë orëmatës në të zezë, ka të kyçura fabrika që janë të lidhura në të zezë po edhe në dy vende flitet për persona që kanë të kyçura aparatura për BITCOIN.

Ajo që kërkojmë nga këta njerëz që në një çfarë forme janë të pandërgjegjshëm sepse e mendojnë vetëm përfitimin e tyre e nuk e llogaritin se familje të tëra i lënë pa rrymë në këtë muaj të Ramazanit, po edhe familje që kanë pleq e fëmijë, është se së paku në këto ditë të Ramazanit të i ndalojnë këto veprime sepse edhe po të vijnë ta riparojnë trafon përsëri do të prishet sepse nuk e mban.
Nga informatat që kemi, nga kompanija EVN është bërë kërkesë në polici për ndërhyrje dhe detektim të këtyre personave, por ne ju kishim lutur që mos të ju shkaktoni probleme edhe njerëzve të pafajshëm probleme sepse policia mund të hasë në gjëra tjera nëpër shtëpi.

Me vetëdijen më të plotë se këtu do të komentojë çdonjëri që do ti kujtohet, mirëpo e jona është që të jemi të vetëdijshëm sepse nuk po kërkojmë nga ju që të lejoni të ju ndrohen orëmatësit e as pagesa të bëni, mjafton që mos ti dëmtoni të tjerët për përfitime personale.
Shpresojmë në mirëkuptim