E vetmja femër shqiptare me karrierë kaq të lartë vritet nga burri tetovar në Zvicër! Varroset në vendlindje!

Mes dhimbjes e lotëve dje në Gjilan i’u dha lamtumira e fundit 41-vjeçares Shqiponja Isufit, e cila u gjend e vdekur në banesën e saj në Zvicër. Prindërit e të ndjerës, Qamil dhe Kadrije Isufi nga Gjilani nuk po mund ti përballonin dhimbjes për humbjen e të bijës derisa ata ia dhanë lamtumirën e fundit mes lotësh.

Përshëndetja e fundit me vajzën nuk ishte fare e lehtë për prindërit që u mërzitën fort, por lat pa fund u panë edhe nga familjarë tjerë dhe të aferm të cilët ende nuk mund ta besonin se kanë humbur përsonin më të dashur. Ata mbase i forcuan pak ngushëllimet e homazhet nga shumë qytetarë e përfaqësues institucionet që bënë para trupit të 41-vjeçares në Gjilan, e cila nga mosha 9-vjeçare jetoi në Zvicër.

Albora.ch ka renë në kontakt më familjën e të ndjerës por të njejtin nuk kanë dashur të flasin për ngjarjen dhe ketë e kemi respektuar dhe kuptuar se gjendjen në një situatë të rëndë mërzie. Dje në mbledhjen komomerative në Teatrin e Qytetit në Gjilan kanë qenë të pranishëm një numër i madh i njerëzve për t’i shprehur ngushëllime familjes së ndjerës Shqiponja Isufi.

Shqiponja Isufi që dyshohet se u vra nga burri i saj në Zvicër, u varros në varrezat e qytetit të Gjilanit, të mërkurën. Isufi, që la pas vetes dy fëmijë, sipas mediave zvicrane u gjet e vdekur në banesën e saj, dhe pas autopsisë u arrestua burri i saj shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Për mënyrën e vdekjes së 41-vjeçares familjarët nuk deshën të flasin dhe ende nuk dihen detajet e ngjarjes derisa Policia në Zvicër ende nuk ka dalë më të dhëna të detajuara për ngjarjen që ka tronditur Zvicrën por edhe Kosovën. Deri më tani dihet se e ndjera pas vetës ka lenë dy djem dhe se nuk thuhet të ketë pasur probleme të mehershme familjare.

Ndryshe Shqiponja Isufi ishte shembull i një gruaje të suksesshme. Ajo në moshë të re u bë doktore e shkencave ekonomike dhe Profesoreshë e ekonomisë dhe njëkohësisht drejtonte një ndërmarrje tejet të suksesshme në fushën e ekonomisë.

Shqiptarët e Zvicrës humbën pjestaren e komunitetit të tyre, shkencëtaren me të cilën mburreshin të gjithë! Me këtë rast Media për diasporë Albora.ch i shpreh ngushëllime Familjes Isufi në Zvicër dhe në Gjilan, miqëve të tyre të shumtë si dhe studentëve të Prof. Dr. Shqiponja Isufi!./Albora.ch