Senatori amerikan John McCain ka vdekur pas një beteje 10-mujore me formën më agresive të kancerit të trurit.
Politikani 80-vjeçar i Arizonës u diagnostikua me glioblastomë në korrik 2017, pasi u shtrua në spital për një koagulim gjaku pas syrit të majtë.
Testet mbi mpiksjen zbuluan se ishte glioblastoma, e cila vret 90 për qind të të sëmurëve brenda dy vjetësh.
Është e njëjta formë e kancerit agresiv të trurit që mori jetën e djalit të Joe Biden, Beau, në maj të vitit 2015 dhe senatorit Ted Kennedy në gusht 2009.
Mjekët e përshkruajnë glioblastomën si ‘shumë keqdashës’ sepse i shmanget të gjitha formave të trajtimit që mjekësia moderne ka.
Ndryshe nga tumoret më të trajtueshme, glioblastoma nuk përmbahet, pasi shkrihet në pjesën tjetër të trurit. Kirurgët mund të përpiqen të heqin sa më shumë të jetë e mundur indet e rrezikshme, por nuk ka asnjë mënyrë për të eliminuar plotësisht sëmundjen.
Në përgjithësi, pasi dikush është diagnostikuar me glioblastomë, ata kanë një jetëgjatësi prej 14 deri në 16 muaj.
Glioblastoma është tumori më i zakonshëm agresiv që mund të formohet në tru. Pacientët kanë një shans 10 për qind për të mbijetuar pesë vjet pas diagnozës së tyre.
Ky lloj kanceri ndikon tek qelizat gliale, të cilat janë disa nga qelizat më të rëndësishme në tru (megjithëse disa neuro-shkencëtarë argumentojnë se ato janë më të rëndësishmet).
Qelizat Glial përbëjnë 90 për qind të trurit. Ata kapsulojnë dhe izolojnë neuronet, të cilat transmetojnë mesazhe dhe bëjnë çdo gjë që funksionon, transmeton oranews. Kjo është arsyeja që ato u emëruar ‘glial” në vitet 1800, që në greqisht do të thotë “ngjitës”.
Në atë kohë, neuro-shkencëtarët u përqendruan tek neuronet e rëndësishme, duke parë qelizat gliale në thelb një “batanije” ngjitëse. Për këtë arsye, hulumtimi i tyre nuk u bë deri në vitet 1960.
Kjo do të thotë që kuptimi ynë i qelizave gliale është mjaft i pazhvilluar krahasuar me rajonet e tjera të trurit.
Dhe është e njëjtë kur bëhet fjalë për kancerin që i infekton.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/e-verteta-mizore-rreth-kancerit-agresiv-qe-preku-senatorin-mccain-570276/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright