E vërteta e iftareve që Bekim Sali kishte shtruar për shokët dhe kolegët – Pagoi vetë jo nga buxheti i ministrisë

Revista Fokus ka publikuar faturën që ka paguar ministri aktual i Shëndetësisë, Bekim Sali, për organizimin e iftarit gjatë muajit të Ramazanit.

Në faturën të ciliën ministri Sali ia ka dërguar redaksisë së Fokus, vërehet se ai faturën e ka paguar nga xhepi i vet, respektivisht nga llogaria e klinikëd së tij dentare “Mollar”, e jo nga buxheti i institucionit që drejton, siç bëjnë zakonisht shumica funksionarëve tjerë kur organizojnë solemnitete.

Një meny iftari në hotel Hilton, ka kushtuar 1.000 denarë, me lirim 30 për qind. Sali gjatë Ramazanit mes tjerash ka organizuar iftar edhe për kolegët në ministri dhe institucionet shendetesore, si dhe për gazetarët që mbulojnë shëndetësinë si sektor, për të shprehur respekt për punën e tyre./Almakos/