Miq, vjen një moment në jetë kur njeriu vendos të heqë dorë nga gjërat që do më shumë. Kam vendosur të flas hapur dhe të mbyll karrierën time të suksesshme prej 20 vitesh si dietologe.
Vite shumë të lodhshme për të arritur në majat e suksesit. “Sky is the limit”, – ka qenë dhe vazhdon të jetë motoja ime. Vendosa së bashku me familjen time të tërhiqem, pasi duke punuar për rreth 12 orë në ditë, ndjej nevojën për pushim.
Falenderoj klientet e mia besnike, pasi kam takuar shumë njerëz të gjatë rrugëtimit tim. Kam parë shumë buzëqeshje në fytyrat e tyre kur ia kemi arritur rezultateve të punës. Më vjen mirë që gjithçka kam arritur me djersë dhe me shumë punë.
Ju kërkoj ndjesë për gjithë këtë shkrim, por gëzuar 1 Prillin! Unë jam dhe do vazhdoj gjithmonë të jem pranë jush.