Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj njihet ndër vite në skenë, si prezantuese e lajmeve dhe si bashkëshortja e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
E njëjta herë-herë ka ditur të marr vëmendjen e opinionit. Një nga temat ku iu lakua jashtëzakonisht shumë emrin është edhe ajo e religjionit.
Qysh kur u shfaq për herë të parë me kryq në qafë, Anita u përfol për ndërrim të bindjeve fetare.
Këtë gjë ajo e ka mohuar së fundmi, pasi siç thotë ajo kryqin e mban vetëm si aksesor, dhe për të njëjtin beson se është simbol i ndërkombëtarizimit.
“Kryqin e kam mbajt edhe e vogël, nuk është se e vë për shkak të religjionit, e vë si aksesor. M’pëlqen o vëlla, çka kom faj unë tashi? Kam pa edhe plot vajza tjera, njerëz që vendosin kryqe, edhe shumë mirë sepse tash jemi ndërkombëtarizu pak”, u shpreh ajo në Canape.