E turpshme: Shefi e detyron të infektuarin me COVID-19 të dalë në punë

Pas pranimit të informatës se një person pozitiv me Covid-19 është duke punuar në një market në Prishtinë, njësiti policor në vendin e ngjarjes ka takuar dëshmitarin i cili nga distanca ka deklaruar se nuk i është lejuar pushimi për vetë izolim nga shefi i tij.

Lidhur me rastin menaxherja e lokalit, e dyshuara femër kosovare është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën rreth orës 11 e 15 minuta.

“Prishtinë 22.11.2020-11:15. Pas pranimit të informatës se një person pozitiv me Covid 19 është duke punuar në një market njësiti policor në vendin e ngjarjes ka takuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili nga distanca ka deklaruar se nuk i është lejuar pushimi për vetë izolim nga shefi i tij. Lidhur me rastin menaxherja e lokalit e dyshuara femër kosovare është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.