E tmerrshme, Policia e Kosovës gjen 800 persona të grumbulluar në një lokacion në Pejë


Policia ka kryer një aksion nëpër disa lokale të cilat ishin mbushur me njerëz, duke mos i respektuar masat për parandalimin e koronavirusit. Pronarët e lokalëve janë shoqëruar në stacion policor, derisa një mashkull i dy*shuar është arrestuar pasi ka penguar zyrtarët policor të kryejnë detyrën.

I dy*shuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
‘’ Rr. Enver Hadri, Pejë 12.09.2020–20:30. Njësitë policore kanë dalë në atë lokacion ku ishin të grumbulluar 600 rreth 800 persona kryesisht të moshës se re. Aty nuk ishte duke u respektuar masat për parandalimin e Covid-19. Policia ka shoqëruar në stacion policor pronarët e lokaleve si dhe kanë bërë shpërndarjen e masës, një i dyshuar mashkull kosovar është arre*stuar pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët në kryerjen e detyrës zyrtare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.’’