E tmerrshme: Komandantët australianë urdhëruan ushtarët e rinj që të vr*asin 39 civilë afganë “për sefte”

Sipas një hetimi katërvjeçar forcat speciale të Australisë dyshohet se janë përfshirë në vr*asjen e 39 të burgosurve dhe civilëve të paar*matosur në Afganistan. Raportohet se komandantët i kanë detyruar ushtarët e rinj që t’i vr*asin personat e pambrojtur për t’i përgatitur ata për lu*ftë.

Si rrjedhojë e këtyre gjetjeve autoritetet australiane thanë se 19 ushtarë dhe ish-ushtarë do t’i nënshtrohen ndjekjes ligjore për dyshimet se kanë vr*arë 39 afganë lokalë shkruan Reuters.

Duke i bërë të ditura hollësitë e një hetimi të shumëpritur për sjelljen e forcave speciale australiane në Afganistan nga viti 2005 deri më 2016 gjenerali Angus John Campbell tha se ka informata të besueshme për 39 vr*asje të paligjshme nga 25 pjesëtarë të forcave speciale në 23 incidente të ndryshme.

Të gjitha këto vr*asje kanë ndodhur jashtë zonës së betejave bëri të ditur gjenerali Campbell. “Këto gjetje ngrisin dyshime për shkeljet më serioze të sjelljes ushtarake dhe vlerave profesionale. Vr*asja e paligjshme e civilëve dhe të burgosurve kurrë nuk është e pranueshme” shtoi ai.

Në raportin hetues thuhet se shumica e personave të vr*arë në mesin e të cilëve kishte të burgosur fermerë dhe banorë lokalë ishin të zënë rob prandaj kanë qenë të mbrojtur sipas ligjit ndërkombëtar. “Ka informata të besueshme se ushtarëve të rinj u është kërkuar nga komandantët që t’i qëllojnë të burgosurit me qëllim që ta realizojnë vr*asjen e parë në një praktikë të njohur si gjakosje” theksohet në këtë raport.