E tmerrshme: Detyrohet të pijë ujë nga tualeti për të bindur shefin që e ka bërë punën siç duhet (VIDEO)

Një video e përhapur masivisht në internet ka shkaktuar një debat të madh në Kinë. Në pamje duket një grua e cila punon për një kompani pastrimi që pi ujë nga tualeti ku ka pastruar. Këtë veprim ajo e ka bërë për të bindur firmën se punën e ka bërë siç duhet dhe për të treguar përkushtimin e saj. Kompania e ka vlerësuar si një punonjësve shembullore. Në videon 32 sekondëshe pastruesja merr ujë nga tualeti dhe e pi në një gotë të vogël plastike.

Më pas ajo shpjegoi se kjo është një mënyrë për të inkurajuar veten që të punojë gjithjnë e më shumë. Pavarësisht se kompania ku ajo punon ka vlerësuar veprimin e punëtores dhe ka inkurajuar të tjerët të kenë të njëjtin përkushtim, në rrjetet sociale kanë nisur debatet pas kësaj videoje.

Disa kanë thënë se nuk është etike që kompania e pastrimit të promovojë sjellje të tillë gjatë pandemisë së Covid-19. Një tjetër komentoi se shefat e kompanisë duhet të kishin bërë të njëjtin veprim. Një pjesë tjetër e konsideruan këtë një veprim fyes.