E tm*errshme/ Burri në sy të familjes së tij, rr*ah br*utalisht një grua në Interex (VIDEO)

Një grua që kishte dalë për të kryer pazarin në supermarketin “Interex”, në Lagjen e Spitalit, përfundoi në spital, pasi që një konsumator tjetër kishte vendosur të shfrynte nervozizmin e tij tek ajo.

Ndonëse ajo ishte e koncentruar duke shikuar artikujt dhe duke kryer blerje, një burrë i shoqëruar nga gruaja dhe djemtë e tij të mitur, u nervozua se pse karroca e saj ia zuri rrugën dhe filloi ta rra*hë br*utalisht.
Në një video të siguruar nga Gazeta Sinjali shihet i dyshuari i cili fillimisht debaton me gruan dhe megjithëse ajo ia liron rrugën, ai fillon ta go*dasë.

Në sytë e gruas dhe fëmijëve ai e go*det pamëshirshëm atë disa herë me karrocë, e më pas fillon ta go*dasë edhe me grushte.
Ani pse, gruaja e të dyshuarit arrin ta largojë njëherë, ai kthehet sërish dhe vazhdon ta go*dasë me grushte të panjohurën, derisa aty shkon edhe një konsumator tjetër për t’i ndarë.

Ky rast është raportuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Policia bën të ditur se i dyshuari është arr*estuar dhe ndaj tij është in*iciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.
I njëjti pas arr*estimit është dërguar në mbajtje.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/