Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sonte gjatë orës policore në rajonin e Pollogut.
Sipas informatave të Pa Censurë vetura e tipit ‘Passat’ ngjyrë e zezë me targa të shtetit Gjerman e drejtuar nga M.A. nga fshati Pirok, ka tentuar që t’i ikë policisë pasi ka thyer ‘orën policore’, i njëjti ka manovruar me veturë në rrugë dytësore fillimisht, ku policia i është vënë në ndjekje. Ndjekja ka vazhduar nga fshati Vrapçisht deri në Siriçinë. Gjatë ikjes ai ka thyer edhe ndalesën e pikës pagesore, ku njashtu ka lënduar edhe një polic i cili ka qenë pjesë e ekipës që kanë tentuar ta ndalojnë!
Por rrugëtimi i tij avanturier ka marrë fund afër fshatit Siriçinë ku dy vetura policie ja bllokojnë rrugën!
Në veturë e tij spekullohet se është gjetur edhe armë por, deri më tani dimë se policia e ka arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor.
Për më shumë detaje presim konfirmimin nga policia!/Pa Censurë